Republika e Kosoves

Shtime

Karvani i vaksinimit në Shtime, qytetarët vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe Covid-19

2023/01/23 - 11:29

Shtime, 20 janar 2023 – Qytetarët e Komunës së Shtimes sot kanë pasur mundësinë të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuese përmes Karvanit të vaksinimit.
Ekipi i vaksinimit të QKMF-së “Dr. Vezir Bajrami” po qëndron sot në qendër të qytetit për t’i vaksinuar qytetarët e interesuar.
Karvani i vaksinimit është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, me përkrahjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë -Zyra në Prishtinë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të promovojë vaksinimin kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, si mënyrën më efektive për të parandaluar këto dy sëmundje.