Republika e Kosoves

Shtime

KLUBI I MOTORISTËVE “VJOSA” MBAN DEBATIN ME TEMËN “GJENDJA E SIGURISË NË TRAFIK NË KOMUNËN E SHTIMES”

2018/07/18 - 1:22

Sot u mbajt debate i Klubit të Motoristëve “Vjosa” me temën “Gjendja e sigurisë në trafik në komunën e Shtime”. Debatin e ka udhëhequr z. Qëndrim Hoxha, ndërsa të pranishëm ishin, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Lumni Amrushi, policia e Shtimes, zyrtarë komunal, KFORI Turk, shoqëri civile dhe rrjeti i OJQ-ve Pro Net në Shtime.

Z. Qëndrim Hoxha ka përshendetur të pranishmit dhe i ka falënderuar ata për pjesëmarrjen, ai ka thënë se nga ky debat do të dalin shumë rekomandime, sugjerime si dhe kërkesa të ndryshme, ku ky diskutim është shumë i nevojshëm. Z. Hoxha ka përmendur shkaqet e uljes së sigurisë rrugore dhe të ndodhjes së aksidenteve si dhe ka bërë disa porosi për shoferët që ngasin.

Më pas Shefi i Operativës z. Nexhmedin Ahmeti ka përshëndetur të pranishmit dhe ka përgëzuar për këtë debat, ai ka tregua satistikat në komunën e Shtimes duke thënë se gjendja në komunën tone është stabile, gjitha aksidentet kanë qenë me dëme të lehta.

Të pranishmit në debat kanë dhënë rekomandimet e tyre duke cituar se faktori kryesor i aksidenteve është shpejtësia në trafikë dhe duke thënë se ky debat është shumë i nevojshëm që të zgjërohet sidomos duke mbajtur ligjerata nëpër gjitha shkollat e komunës së Shtimes.