Republika e Kosoves

Shtime

KOMITETI PËR KOMUNITETE MBAN MBLEDHJEN E PARË

2024/01/30 - 3:02

Shtime, 29 janar 2024 – Mbledhjen e parë për këtë vit, të udhëhequr nga Bajram Ilazi, sot mbajti edhe Komiteti për Komunitete në Komunën e Shtimes.
Me këtë rast, janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstraktprocesverbalit nga mbledhja e KPK-së më 26. 12. 2023,
2. Diskutim për 15 Shkurtin – Dita Nacionale e Komunitetit Ashkali,
3. Draft-Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2024,
4. Raport Vjetor Buxhetor (shpenzimet) për vitin 2023,
5. Draft-Rregullore për caktimin e orarit të punës për bizneset në Komunën e Shtimes (Pas diskutimit publik),
6. Propozim-Vendim për zgjedhjen e Komisionit për ndarjen e titujve të nderit,
7. Draft-Programi Strategjik për ujërat në Komunën e Shtimes, (pas diskutimit publik),
8. Propozim-Vendim për ndarjen e subvencioneve për nënat Lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024,
9. Propozim-Vendim për Inicimin e procedurës të themelimit të Ndërmarrjes Publike Lokale për kryerjen e shërbimeve publike në Komunën e Shtimes,
10. Të ndryshme.