Republika e Kosoves

Shtime

KOMUNA E SHTIMES SHËNON 7 MARSIN DITËN E MËSUESIT

2019/03/07 - 1:29

 

Shtime më, 7.03.2019 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, nënkryetari, z. Rrahman Jakupi dhe drejtori i DKA-së, z. Mensur Neziri, kanë organizuar takim tashmë të përvitshëm me udhëheqësit e institucioneve arsimore dhe mësimdhënësit e dalluar për këtë vit, duke u shpërndanë mirënjohje pikërisht në Ditën e Mësuesit.

Kryetari Ismajli me këtë rast tha:
” Mësuesit tanë edhe në ditët më të rënda na kanë mësuar në frymën më të lartë të dijes dhe patriotizmit dhe janë bërë jo vetëm udhërrëfyes, por edhe heronj e dëshmorë, për lirinë dhe pavarësinë tonë. Në këtë ditë të veçantë, të gjithë mësuesve ua uroj 7 Marsin dhe shpreh mirënjohje të pakufishme për punën e tyre”.

Gjithashtu drejtori i DKA-së, z. Mensur Neziri i ka përshëndetur dhe iu uroi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve që gjithnjë janë në shërbim të dijes, dhe bartjes së saj nga gjenerata në gjeneratë, dhe i faleminderoi të gjithë për punën dhe përkushtimin e tyre drejt dijes.