Republika e Kosoves

Shtime

KOMUNA E SHTIMES SHPËRBLEN MË TË MIRËT E SPORTIT PËR VITIN 2018-të

2018/12/27 - 4:46

Shtime më, 27 dhjetor 2018 – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është duke vazhduar traditën e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit. Komuna e Shtimes edhe këtë vit përmbylli me suksese inkurajuese dhe të mira në sport duke shpresuar se viteve të ardhshme do të krijohen mundësi shumë më të mira dhe të përshtatshme për avancimin e vlerave në këtë sferë, meqë këtë vit Komuna ka në dispozicion Fushen e Futbollit moderne të qytetit si dhe në përfundim e sipër të objektit tjetër modern i Sallës Sportive.

Në aktivitetin e organizuar ishte i pranishëm në këtë ceremoni, kryetari i Komunës z. Naim Ismajli, nënkryetari, z. Rrahman Jakupi, drejtori i DKRS-së, Lumni Amrushi, drejtues e zyrtarë të Komunës dhe mysafirë.

Me një fjalë rasti i pari i Komunës z. Naim Ismajli ka përshëndetur të pranishmit si dhe ka përgëzuar të gjithë sportistit për të arriturat e tyre gjatë vitit që po e lëm pas, duke thënë se ata me kontributin e tyre po e nderojnë Shtimen dhe për këtë gjë ne krenohemi me ju dhe theksoi se do të kenë mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme nga ne si Komunë.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport z. Lumni Amrushi ka përshëndetur dhe ka uruar të gjithë sportistët e komunës sonë, duke u zotuar se do të kenë gjithmonë përkrahjen e Komunës. Komuna jonë njihet si vendi i talentëve në fusha të ndryshme e sidomos në fushen e sportit dhe ata talent na nderuan sot me prezencen e tyre.

Nënkryetari i Komunës, z. Rrahman Jakupi ka shpërndarë mirënjohje për sportistët që kanë arritur suksese në arenën ndërkombëtare dhe që na nderuan me prezencën e tyre në këtë solemnitet sportive duke i falenderuar secilin veç e veç për këta sportistë:

1. Ylber Ramadanin,
2. Narcis Alibegun,
3. Meritan Shabanin,
4. Kreshnik Hajrizin,

Kryetari i Klubit të Futbollit “Vjosa” Avdi Sadiku ka shpërndarë mirënjohje për talentët në fusha të ndryshme e sidomos në fushen e sportit, disa prej tyre qe po na bejne krenar me paraqitjet e tyre ne Republiken e Kosovës dhe në arenën nderkombëtare, ata ishin:

1. Butrint Ahmeti,
2. Ard Tershani,
3. Taulant Ramadani,
4. Denisa Shabani,
5. Besim Tershani,
6. Erolinda Hyseni,
7. Ard Rushiti.

Në vazhdim janë zgjedhur edhe me më të mirët e këtij viti duke filluar nga klubi më i suksesshëm, trajneri më i mirë, pedagogu sportiv, punëtori sportiv si dhe donatori i vitit të cilat shpërblime i ka ndarë, përfaqësuesi i Klubit të Biznesit, z. Adriatik Beqa. Ndërsa për kategori janë shpallur:

1. Bujar Tershani – Pedagogu sportiv i vitit,
2. Armend Hysenaj – Punëtori sportiv të vitit 2018,
3. KHF “VJosa “- shperblimin për klubin më të suksesshëm të vitit 2018,
4. Arsim Imeri nga KHF” VJosa” mori shperblimin per trajnerin më të mirë të vitit 2018,
5. Avdi Sadiku, Besart Abazi dhe Jetmir Manin, morën shperblimin per donatorin më të mirë të vitit 2018 (Donacioni për Fushën e Futbollit në Shtime).

Në shënje respekti, në këtë ceremoni kryetari i Komunës, Naim Ismajli ka nderuar, pikërisht kur jemi në 50 vjetorin e themelimit të klubit te henbollit Vjosa, me mirënjohje, Post Mortum të ndjerin Haki Baftiu, personalitet i shquar i sportit shtimjan e sidomos atij të hendbollit, i cili dha një kontribut të madh në zhvillimin e këtij sporti, ndërsa shpërblimi i është dhënë familjes së të ndjerit.

Më të mirët e vitit 2018 u shpallën:

– vendin e 10-të, Blerta Hoxha nga KHF”VjOSA”,
– vendin e 9-të, Lirim Rexhaj nga Motocross “ Vjosa”,
– vendin e 8-të, Erinda Veliu nga Klubi i Boksit “Skender Salihaj”,
– vendin e 7-të, Mexhide Tershani nga Klubi i Voljebollit “Vjosa” (femrat)
– vendin e 6 -të, Veton Sopaj nga Klubi i Voljebollit “Vjosa” (meshkujt),
– vendin e 5-të, Flamur Musliu nga Klubi i Futbollit “Vjosa”,
– vendin e 4 -të, Vjosa Imeri nga Klubi i Hendbollit “Vjosa”,
– vendin e 3-të, Halit Rexhaj nga Motocross” Vjosa”,
– vendin e 2-të, Enrita Rama nga Klubi i Hendbollit “Vjosa”,
Ndërsa, shperblimin per sportistin e vitit 2018 e ndau kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, të cilin e mori, Arber Salihaj nga Klubi i Kik-Boksit “Skender Salihaj” i cili njeherit eshte kampion i dyfishtë i Kosoves si dhe ka perfaqesuar Kosoven ne garat nderkombetare.

Gjithashtu edhe Klubi i Biznesit ka ndarë shpërblime për Kulturë, Sport, Inovacion, Biznes si dhe dy bursa për studentë të dalluar në këtë përbërje:

1. Arbër Salihaj, për përfaqësim të Kosovës në garat e Kick-Boxing – Itali,
2. Egzona Abazi, për ide innovative në biznes,
3. Andy Moxon – Grupin e të rinjve inovativ në Shtime, Qendra – Alfa, Omega,
4. KHF “Vjosa” – për sukseset dhë përfaqësimin e saj në Supërligën e Kosovës në Hendboll,
5. Fata Hyseni – për kontributin dhe angazhimin në regji dhe shfaqje teatrale,
6. Vesa Zeqiri, bursë studentore,
7. Besa Rrahmani, bursë studentore.

Për fund, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për sportistë dhe aktivistë ka përgatitur një koktej rasti për të shënuar këtë ngjarje.