Republika e Kosoves

Shtime

KOMUNA I SHPREHË NGUSHËLLIME FAMILJES SMAJLI PËR VDEKJEN E DJALIT TË TYRE NË AKSIDENT RRUGOR

2021/01/05 - 2:05

Shtime, 5 janar 2021 Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe stafi i komunës ka pranuar me dhimbje lajmin për vdekjen e të riut Riad Smajli si pasojë e një aksidenti rrugor.
Në emër të komunës dhe gjithë qytetarëve, Kryetari Ismajli ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Smajli nga Reçaku për humbjen e më të dashurit të tyre dhe ka shprehur gatishmërinë që t’i qëndrojë pranë familjes në këto momente të vështira.