Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ALIU DHE DREJTORI I ARSIMIT SAHITI VIZITUAN SHKOLLËN E MESME PROFESIONALE

2022/01/11 - 4:41

Shtime 11 janar 2022 Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu bashkë me Drejtorin e Arsimit, Lulzim Sahiti, vizituan sot Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale në Shtime për t’iu uruar nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor.
Kryetari Aliu me këtë rast i njoftoi udhëheqësinë dhe mësimdhënësit e shkollës së Mesme të Lartë Profesionale me emërimin e drejtorit të ri të DKA-së, Lulzim Sahiti.
Kryetari Aliu tha ndër tjerash se së bashku me z. Sahitin do të jemi në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e shkollave dhe këshillin e prindërve në të mirën e nxënësve dhe gjithë stafit të shkollës.
Bashkë me drejtoreshën e shkollës së Mesme Profesionale, Valbona Deliu, vizituan nxënësit dhe panë nga afër procesin e mësimit.
Në Komunën e Shtimes dje ka filluar mësimi në të gjitha shkollat dhe mësimi po zhvillohet normalisht.