Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ALIU DHE MINISTRI I MAPL-SË NËSHKRUAJNË MARRËVESHJE PËR RREGULLIMIN E PARKUT NË DAVIDOVC

2022/07/15 - 1:10

Shtime, 14 korrik 2022 – Kryetari i Komunës, Dr. Qemajl Aliu ka pritur në takim pune ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi.
Qëllimi i kësaj vizite, ishte nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit për rregullimin e parkut në fshatin Davidovc. Ky projekt i përbashkët ndërkomunal, do realizohet me bashkëfinancim mes MAPL-së dhe Komunës së Shtimes, me vlerë totale 174.966.92€.
Ministri Krasniqi, ka falenderuar kryetarin Aliu për korrektësinë e treguar në bashkëpunimin ndërkomunal si dhe foli për bashkëpunime të mëtutjeshme që shkojnë në dobi të qytetarëve shtimjan.
Ndërsa, kryetari Aliu ka falenderuar ministrin Krasniqi për bashkëpunimin duke potencuar nevojën që ka komuna për shtimin e hapësirave të gjelbëruara dhe rekreative, që ndikojnë edhe për zhvillimin e një jete të shëndetshme.