Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ALIU EMËRON Z.FARUK BEQA NËNKRYETAR TË KOMUNËS SË SHTIMES

2022/07/23 - 1:40

KRYETARI ALIU EMËRON Z.FARUK BEQA NËNKRYETAR TË KOMUNËS SË SHTIMES

 

Shtime, 22 korrik 2022 – Gjatë ditës

së sotme, Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ka emëruar nënkryetarin e Komunës, z.Faruk Beqa. Në këtë mbledhje, ishte prezent edhe kryesuesi i Kuvendit, Adnan Ademi, drejtorët komunalë si dhe pjesëtarët e kabinetit, të cilët i uruan mirëseardhje.

 

Kryetari Aliu pasi e uroi nënkryetarin Beqa, theksoi se një personalitet dhe intelektual i formuar si z.Beqa, do të ndihmojë e lehtësojë mbarëvajtjen e punëve në qeverisjen komunale. Tutje

u shpreh se “Një pozitë e tillë mbartë përgjegjesi dhe është detyrë e rëndësishme në funksionimin e ekzekutivit dhe se z.Beqa do jetë një vlerë e shtuar si personalitet dhe si profesionist me përvojë në fushat ku ka punuar e vepruar.”

 

Ndërsa nënkryetari Beqa, pasi falenderoi kryetarin Aliu dhe kabinetin qeverisës për mikëpritjen e besimin, potencoi se do të angazhohet maksimalisht në kryerjen e detyrës së besuar me nder e përgjegjësi dhe se në bashkëpunim të mirë me kabinetin do të punojnë në dobi të qytetarëve dhe zhvillimin e komunës së Shtimes.

 

Përndryshe, z.Faruk Beqa është i lindur me datë 25 dhjetor të vitit 1961 me vendbanim të përhershëm në Shtime. Shkollen fillore dhe të mesme i ka kryer në Shtime dhe Ferizaj, ndërsa studimet e larta i ka ndjekur në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Z.Beqa është Master i Shkencave Bujqësore dhe gjatë karrieres së tij profesionale ka ushtruar detyra të rëndësishme në sektorin publik, shoqërinë civile dhe në fushën e biznesit.

Ai është i martuar me Violetën dhe është baba i katër fëmijëve.