Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ALIU KA PRITUR NË TAKIM FITUESIT E VENDIT TË PARË NË GARËN E ROBOTIKËS

2022/07/20 - 1:14

KRYETARI ALIU KA PRITUR NË TAKIM FITUESIT E VENDIT TË PARË NË GARËN E ROBOTIKËS
Shtime, 19 korrik 2022 – Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, para disa ditësh ka pritur në takim ekipin ‘’Fitimtarët’’, që dolën fitues në katër raunde dhe të parët në nivel të Republikës, në garën më të madhe të Robotikës të organizuar nga ‘’Kosova Makers League Open’’.
Arsimtari Basri Fetahu bashkë me nxënësit: Buna Shahini, Leonis Kolgeci, Dhurata Biba dhe Ideal Kurtishi, me angazhimin dhe punën e tyre arritën të jenë fitues të kësaj gare, në të cilën morën pjesë 70 ekipe nga 20 komuna të ndryshme të Kosovës.
Kryetari Aliu i përgëzoi për suksesin e arritur, duke uruar të dalin fitues edhe në sfidat e garat e ardhshme, duke na bërë krenarë si komunë si dhe theksoi se do ta kenë përkrahjen dhe mbështetjen e plotë.
Ndërsa z.Fetahu dhe nxënësit treguan për përgatitjet dhe sfidat e garës si dhe potencuan se kjo është hera e dytë që janë fitues të vendit të parë në garat e mbajtura të robotikës.