Republika e Kosoves

Shtime

Kryetari Aliu pranon Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer për Komunën e Shtimes

2022/11/23 - 10:56

Shtime, 23 nëntor 2022 – Kryetari i komunës, z.Qemajl Aliu, dje, ka pranuar Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer për Komunën e Shtimes, të ndarë nga ALDA-European Association for Local Democracy.

Ai mori pjesë në ceremoninë për ndarjen e çmimit të organizuar në Shkup, me ç’rast takoi dhe falenderoi udhëheqësit e ALDA-s, z.Oriano Otoçan dhe znj.Antonella Valmorbida, për vlerësimin në dhënien e këtij çmimi.

“Si Komunë kemi përfunduar suksesesshëm procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE), duke arritur një nivel të lartë të qeverisjes, bazuar në 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike.

Ky çmim përbën një motivim shtesë në rrugëtimin tonë të përbashkët me qytetarët për qeverisje të drejtë dhe efektive”, tha z.Aliu.