Republika e Kosoves

Shtime

Kryetari Aliu pritet në takim pune nga ministri Mehaj

2022/09/21 - 9:14

Shtime, 20 shtator 2022 – Kryetari i komunës së Shtimes, z.Qemajl Aliu është pritur sot në një takim pune nga ministri i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj.
Gjatë takimit, z.Aliu ka njoftuar z.Mehajn për planet dhe sfidat gjatë qeverisjes komunale.
Gjithashtu, biseduan për mënyrat e bashkëpunimit e përafrimit ndërinstitucional.
Ministri z.Mehaj shprehi gatishmërinë e plotë për çfardo forme të ndihmës nga ministria, bazuar në kapacitetet që posedon, e të cilat do të shkojnë në interes të qytetarëve shtimjan.