Republika e Kosoves

Shtime

Kryetari Aliu takohet me KFOR-in TURK

2022/09/20 - 8:14

Kryetari i komunës së Shtimes, z.Qemajl Aliu, së bashku me nënkryetarin, z.Faruk Beqa priti sot në takim përfaqësues të KFOR-it turk në Shtime, me të cilët biseduan për situatën dhe zhvillimet në komunën e Shtimes.
Fokus të veçantë në këtë takim kishin projektet e përbashkëta mes KFOR-it dhe komunës së Shtimes.
Me këtë rast, kryetari z.Aliu falënderoi pjesëtarët e KFOR-it për vizitën dhe përshëndeti kapitenin turk, z.Aydin Canbulat, për kontributin e dhënë, i cili përfundoi misionin e tij gjashtëmujor në Kosovë. Kurse, i uroj punë të mbarë kapitenit të ri, z.Burak Gezgin.
Ndërsa, përfaqësuesit e LMT – KFOR-it falënderuan kryetarin Aliu për ofrimin e bashkëpunimit dhe shprehën gatishmërinë për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejmë të komunës së Shtimes.