Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ALIU VIZITOI ÇERDHEN E FËMIJËVE “ALBIONA ASLLANI” NË SHTIME

2021/12/21 - 3:04

Shtime, 21 dhjetor 2021 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i shoqëruar edhe nga shefja e Kabinetit, Anita Krasniqi, dje kanë vizituar çerdhen e fëmijëve “Albiona Asllani” në Shtime, për të parë nga afër funksionalizimin e këtij institucioni të ri dhe për t’u njoftuar me nevojat që paraqiten aty. Me këtë rast, ka takuar drejtoreshën e çerdhes, Kimete Hoxha-Jakupi, e cila e ka njoftuar kryetarin Aliu me numrin e fëmijëve që gravitojnë aktualisht në këtë çerdhe si dhe me stafin punonjës që janë të angazhur në këtë institucion.