Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI I KOMUNËS NAIM ISMAJLI PRITI NË TAKIM UDHËHEQËSIT E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS

2018/04/20 - 1:29

KRYETARI I KOMUNËS NAIM ISMAJLI PRITI NË TAKIM UDHËHEQËSIT E KËSHILLIT TË SIGURISË SË KOSOVËS

Kryetari Ismajli së bashku me shefin e kabinetit, drejtorin e DKA-së, drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komandantin e Stacionit Policor, kanë pritur udheheqësit e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe zyrtarëve që posaçërisht merren me këtë fushë, të udhëhequr nga Dr. Phil. Bekim Podrimqaku, Sekretar i Këshillit të Sigurisë së Kosovës , dhe z. Lulzim Fushtica, Koordinator Nacional i Strategjisë.

Temat e diskutimit ishin:
• Informim nga ana e Sekretariatit në lidhje me zbatimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit;
• Rolin dhe përgjegjësitë e nivelit lokal sa i përket zbatimit të aktiviteteve në Planin e Veprimit;
• Informim i dyanshëm në lidhje me aktivitetet dhe projektet që zhvillohen dhe që do të zhvillohen nga niveli lokal;
• Vazhdimi i bashkëpunimit të nivelit lokal dhe atij qëndror në lidhje me zbatimin sa më efikas të Strategjisë dhe Planin e Veprimit.
Gjithashtu u bisedua per strategji dhe masa te veprimit ne parandalim te ekstremizmit.

Kryetari Ismajli, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, dhe shtoi se ne kemi të formuar Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), dhe në këtë aspekt do të ndihmojmë në zbatim të Strategjisë dhe Planit të Veprimit.
“Zotohemi që së bashku me drejtorët do të bëhet një projekt ku në fokus do të jetë siguria e të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes”, tha kryetari Naimi Ismajli