Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI BËNË HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE NË GRYKËN E CARRALEVËS ME RASTIN E PËRVJETORIT TË KOMANDANT GURIT

2019/03/13 - 2:40

 

Shtime më, 13.03.2019 Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli së bashku me stafin e Komunës së Shtimes, bashkëluftëtarë të Komandant Gurit dhe qytetarë të tjerë kanë bërë homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Grykën e Carralevës, ku tani pushon Komandanti i Brigadës 60 DV-PSHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë përvjetor, për nder të veprës heroike të Komandant Gurit, i cili ishte përkrahë vëllezërve në luftën e UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare), në Maqedoni, Komuna e Likovës me Kryetarin z. Erkan Arifi e ka nderuar me rregullimin e varrit në shenjë mirënjohje dhe respekti.
Heroizmi dhe vepra e Komandant Gurit do të mbetet e paharrueshme dhe shembull se si mbrohen Trojet Shqiptare.
Lavdia për Komandant Gurin – Jetullah Qarri do të jetë e përjetshme kurse kujtimi dhe nderimi obligim dhe nder për të gjithë ne.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!