Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI KA PRITUR NË TAKIM DREJTORIN E OSTAP ING. Z. GIERLINGER

2021/07/20 - 3:12

Shtime 20 korrik 2021 Kryetari Ismajli ka pritur në takim ekipin OSTAP INGINIERING, z. Christoph Gierlinger, drejtor i OSTAP me bashkëpunëtorët Milovan Moskaljov dhe Altene Krasniqi.
Takimi kishte për qëllim mbarëvajtjen e punimeve të projektit të kolektorit i cili është në proces të punimeve të vazhdueshme.
Kryetari Ismajli ju uroi mirëseardhje mysafirëve dhe i informoi për punimet e deritanishme si dhe sfidat e paraqitura në punime gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë. Kryetari më tutje shtoi se këtë vit është duke u punuar intenzivisht për të arritur që deri në muajin tetor të këtij viti të përmbyllim fazën e parë.