Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI KA PRITUR NË TAKIM KOMANDANTIN E KFOR-IT KOLONEL ERIC RILEY

2020/08/25 - 3:51

Shtime, 25 gusht 2020 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka pritur në takim komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, Komanda Rajonale Lindje, koloneli Eric Riley.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme në komunën tonë, e në veçanti për menaxhimin e situatës me pandeminë.
Kryetari Ismajli, i njoftoi në detaje kolonelin Riley dhe të pranishmit e tjerë me organizimin dhe funksionimin gjatë kësaj kohe të pandemisë si dhe e ka falenderuar për angazhimin dhe ndihmat e ofruara nga KFOR-i, projektet që janë realizuar deri më tani, pastaj u diskutua për sfidat e fillimit të vitit të ri shkollor, efektin që pandemia ka dëmtuar bizneset dhe atë që komuna po mundohet të ju del në ndihmë në bashkpunim edhe me nivelin qendror.
“ Diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmën, se jemi të gatshëm për ide dhe iniciativa të reja që t’i realizojmë për një mirëqënie të gjithë qytetarëve të komunës tonë “ – ka shtuar kryetari Ismajli.