Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI KA PRITUR NË TAKIM MINISTRIN E ARSIMIT RAMË LIKAJ

2020/08/27 - 3:02

Shtime, 27 gusht 2020 Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli gjate ditës ka pritur në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj,
Kryetari Ismajli e ka njoftuar ministrin Likaj për sfidat dhe për krijimin e kushteve për fillimin e vitit të ri shkollor në komunën e Shtimes.
Po ashtu edhe drejtoresha e DKA-së, Agime Hasani Roshaj e njoftoi se Task Forca në nivel të DKA-së është formuar dhe po komunikon me baza ditore me Task Forcat në nivel shkollash. janë bërë të gjitha përgatitjet edhe për mbajtjen e testit të maturës si dhe përgatitjet që çdo shkollë në komunën tonë të ketë masat mbrojtëse kundër Covid-19.
Në anën tjetër ministri i Arsimit, Likaj i premtoi kryetarit përkrahje në realizimin dhe mbarëvajtjen e mësimit në shkollat tona.
Pas takimit së bashku kanë vizituar Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime.