Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI MBAJTI TAKIM ME DREJTORËT E SHKOLLAVE

2019/01/21 - 11:44

Shtime më, 21 janar 2019 – Kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Mensur Neziri kanë mbajtur takim informues me kryetarin, e SBASHK-ut në Shtime, z. Xhavit Rexhaj dhe me drejtorë të shkollave të komunën së Shtimes, qëllimi i takimit ishte shikimi i mundësive të përbashkëta me qëllim të ndërprerjes së grevës në arsim.

Kryetari Ismajli ndër të tjerash tha: “Mosmbajtja e procesit mësimor në këtë fazë të rëndësishme të vitit shkollor, është në dëm të nxënësve dhe me që Qeveria e Republikës së Kosovës ka reflektuar karshi kërkesave të grevistëve është mirë të gjejmë një mirëkuptim dhe të rifillojë procesi mësimor, njëkohësisht të vazhdojnë bisedat mes Qeverisë dhe SBASHK-ut por duke u mbajtur procesi mesimor”.