Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI MBAJTI TAKIM ONLINE ME DREJTORË DHE ZYRTARË KOMUNALË

2020/07/13 - 4:31

Shtime, 13 korrik 2020 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli gjatë ditës ka mbajtur takim virtual me drejtorë dhe zyrtarë komunalë.
Kryetari Ismajli tha se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia sot kemi realizuar takimin e radhës nga distanca me drejtorë dhe zyrtarë të komunës. “Qëllimi i këtij takimi është informimi për gjendjen e përgjithshme të pandemisë në komunën tonë, masat që kemi ndërmarrë në lidhje me parandalimin e përhapjes së Covid-19, raporti i punës së drejtorive komunale si dhe sfidat në realizimin e projekteve, të cilat po implemetohen në qytetin tonë”, tha në mes tjerash kryetari Ismajli.
Me qellim të parandalimit të infeksionit me COVID-19 dhe në funksion të mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe punonjësve në Institucionet publike janë ndërmarrë këto masa:
1. Komuna e Shtimes do të punoj me staf të domosdoshëm por të reduktuar, gjë që do të kryej të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve, mirëpo për ato kërkesa që nuk janë emergjente dhe të domosdoshme për prani fizike të personave do të kryhen përmes komunikimit të internetit, telefonit apo online;
2. Udhëzohen qytetarët e Shtimes që t’i shmangen vizitave të drejtëpërdrejta në institucione publike (Administratë Komunale, Kabinet të Kryetarit të Komunës) përveç takimeve të caktuara paraprakisht apo me agjendë;
3. Stafi komunalë dhe qytetarët udhëzohen të bartin maskat gjatë tërë kohës së kryerjes së shërbimeve dhe të mbajnë distancën prej 2 metra.