Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI MBANË MBLEDHJEN E RADHËS ME DREJTORËT KOMUNAL

2020/06/19 - 2:52

Shtime, 19 qershor 2020 – Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka thirrë mbledhjen e drejtorëve dhe zyrtarëve komunal në të cilën mbledhje ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Rrahman Jakupi.

Takimin e hapi kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, para të pranishmëve prezantoi dy pika të rendit të ditës:

1. Masat mbrojtëse që do t’i ndërmarrim në Administratën Komunale dhe në të gjitha institucionet e komunës së Shtimes kundër covid-19;

2. Organizimi dhe planifikimi i aktiviteteve në realizimin e debateve publike për Kornizen Afatmesme Buxhetore (KAB).

Fillimisht kryetari Ismajli diskutoi rreth çështjeve të rëndësishme nga fushëveprimi me ballafaqimin dhe sfidat me situatën e pandemisë COVID-19.

Kryetari i Komunës, Naim Ismajli ndërmerr këto masa:

– Rekomandojmë qytetarët të bartin maska gjatë vizitës në administratën komunale dhe në institucionet tjera me të gjitha palët e interesuara.

– Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme që mund të kryhen online, mundësisht të adresohen në mënyrë elektronike, ku secili drejtor e ka adresen eletronike të publikuar në faqen zyrtare të Komunës.

– Administrata komunale obligohet që të ju kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara poashtu online.

– Shërbimi i tatimit në pronë dhe ofiqarisë do të jetë i hapur për qytetarë.
-Këtë javë do të vazhdoj faza e Ddezinfektimit të objekteve institucionale

– Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës do të bëjnë kontrolle të shtuara lidhur me përdorimin e mjeteve mbrojtëse, në të gjitha institucionet publike dhe private.

Ndërsa për pikën dytë të rendit të ditës, kryetari Ismajli rekomandoi të gjitha drejtoritë për takimet me qytetarë në ndarje të fokus grupeve të caktuara për secilën lëmi. Të gjitha këto takime do të realizohen me orare të caktuara duke ju përmbajtur rekomandimeve të distancës fizike dhe përdorimit të maskave mbrojtëse.