Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI MERR PJESË NË INAGURIMIN E RENOVIMEVE TË REPARTEVE NË QIRSKP-në

2018/12/28 - 2:31

Shtime më 28.12.2018 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli së bashku me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Xhelili, z. Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së dhe drejtues të tjerë të institucioneve kanë marrë pjesë në inagurimin e reparteve në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime, e cila vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Së bashku bënë përurimin e hapësirave të renovuara dhe paisjeve të reja.
Në QIRSKP është bërë renovimi i lavanterisë dhe inventarizimi i saj, ndërtimi i objektit të kuzhinës, renovimi i reparteve A1, A2 dhe A3.

Dr. Miftar Zenelaj, drejtor në QIRSKP-Shtime para të pranishmëve ka thënë: “Kjo qendër pasi është renovuar, është transferuar në qendrën më moderne në rajon për trajtimin e pacientëve psikiatrik rezidencial”.

Me një fjalë përshëndetëse kryetari Ismajli ndër të tjerash ka thënë:
“Ky institucion sikurse të gjitha institucionet publike në komunën tonë vazhdojnë të kenë përkrahjen tonë, një falënderim për të gjithë stafin që falë angazhimit të tyre me punë nga një institucion i qëndrimit ditor të pacientëve psikiatrik rezidencial, e kanë shëndërruar në një institucion të trajtimit multidisiplinarë”.

Drejtori Zenelaj, të pranishmit i shoqëroi dhe së bashku vizituan repartet e renovuara.