Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI NDEROHET ME MIRËNJOHJE NGA REDAKSIA “JETA NË KOMUNË” dhe “KALLXO.COM”

2021/02/24 - 11:29

Kryetari Komunës së Shtimes, Naim Ismajli është nderuar me mirënjohje nga stafi i “Jeta në Komunë “e “Kallxo. com” që menaxhohet nga gazetarja e njohur Jeta Xharra.
Kjo mirënjohje ju nda kryetarit Ismajli dhe zyrës për Informim për bashkëpunim në informimin e qytetarëve për qeverisjen komunale, transparencës si dhe pjesëmarrjen në debatet e organizuara në emisionin “Jeta në Komunë”.
Do të vazhdojmë tutje që ne të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë, do të jemi transparentë dhe do të synojmë të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të lartë në arritjen e objektivave tona në të mirën e qytetarëve, u shpreh ndër të tjerash kryetari Ismajli.