Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME IADK-në

2019/01/24 - 2:31

Shtime më 24.01.2019 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka nënshkruar Marrëveshje për Bashkëpunim mes Komunës së Shtimes dhe IADK-së, me qëllim të shtrirjes së aktiviteteve në sektor të ndryshëm të bujqësisë dhe ndërtimin e bufesë në një nga shkollat e komunës së Shtimes.

Kryetari Ismajli dhe IADK-ja i kanë dhënë përkushtim përkrahjes së fermerëve në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe profesionale në komunën e Shtimes.

Në kuadër të kësaj marrëveshje është nënshkruar edhe Aneksi për vitin 2019, përmes së cilit do të përkrahen fermerët në komunën e Shtimes. Nga ky financim i përbashkët i IADK-së, Komunës së Shtimes dhe kontributi financiar i fermerëve të përzgjedhur, do të bëhet furnizimi me pajisje shumë të përshtatshme bujqësore.

Kryetari Ismajli është ndarë i kënaqur me këtë rast dhe e ka falënderuar IADK-në për përkrahje të vazhdueshme fermerëve dhe ka shpreh gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm në zbatim të projekteve në komunën tonë.