Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME OZHR ”MËSHQERRA”

2019/01/18 - 10:01

Shtime më, 18 janar 2019 – Dje, kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik z. Fitim Hoxha dhe zyrtarë nga sektori i bujqësisë, z. Bashkim Ahmeti dhe Ejup Ismajli, kanë pritur në takim përfaqësuesit nga Organizata e Zhvillimit Rural (OZHR) “Mëshqerra” nga Prishtina e përfaqësuar nga drejtoresha, znj. Florentina Kida – Gërguri.

Në këtë takim është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Shtimes dhe Organizatës për Zhvillim Rural “Mëshqerra” – Prishtinë, që të realizojnë një projekt të përbashkët nga lëmia e blegtorisë për fermerët e Shtimes.

Projekti në fjalë ka filluar vitin e kaluar, e që do të zgjasë edhe gjatë vitit 2019-të.

OZHR “Mëshqerra” gjatë muajit shkurt të këtij viti, do të sigurojë përmes donatorit nga Irlanda të Organizatës “Bothar”, 29 krerë mëshqerra për fermerët që do të jenë përfitues në komunën e Shtimes.