Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI PRITI NË TAKIM AUTORËT E LIBRIT “KOSOVA – MUNDËSI PËR INVESTIME”

2021/03/01 - 11:13

Shtime, 1 mars 2021 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli priti në takim gazetarët: Ylli Kaloshi dhe Ejup Gojnovci, autorë të librit “Kosova – mundësi për investime”.
Gjatë takimit janë biseduar tema të ndryshme sa i përket zhvillimit të gjithëmbarshëm të komunës së Shtimes e më gjerë, ndërsa autorët e librit bënë të ditur se “Kosova – mundësi për investime” është një libër që ka karakter promovues për Republikën e Kosovës, përmes të cilit prezantohet e kaluara e Kosovës në aspektin politik, ekonomik, historik, kulturor dhe për mundësit që ofron ambienti i favorshëm i të bërit biznes në komuna të Kosovës. Ata njoftuan kryetarin Ismajli se në këtë libër krahas komunave tjera është përfshirë edhe komuna e Shtimes, ku një vend të posaçëm zënë Kompleksi Momerial i Reçakut, pastaj zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë Parku Teknologjik, bujqësia, turizmi, transporti etj.
Ndër të tjera, kryetari Ismajli për punën dhe angazhimin e autorëve të librit shprehu mirënjohje dhe respekt të veçantë për pasqyrimin e mundësive reale që kanë komunat me resurset e tyre natyrore në zhvillimin ekonomik të vendit.