Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI PRITI NË TAKIM KAPITENIN HAKAN SÖZEN

2019/03/14 - 4:19

 

Shtime më,14.03.2019 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka pritur në takim përfaqësues nga Civil Military Cooperation (CIMIC) z. Hakan Sözen dhe ekipin e LMT- KFOR-it Turk.
Temë diskutimi ishte mundësia e financimit të projekteve në sektorë të ndryshëm në komunën e Shtimes.
“Komuna e Shtimes, me të gjitha institucionet që i takojnë përgjegjësisë qeverisëse në nivelin lokal, ka qenë bashkëpunuese e ngushtë me KFOR-in, gjithnjë ka kontribuar në interes të sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallime etnike e fetare. Jemi të vendosur që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë në këtë frymë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari, z. Naim Ismajli.