Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI PRITI NË TAKIM KOLONELIN E KFOR-it, Z. PERRONE

2019/01/23 - 11:38

Shtime më, 23.01.2019 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it për Kosovë, kolonel Nikola Perrone dhe stafin e tij. I pari i Komunës së Shtimes, z. Ismajli e ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it, z. Perrone me gjendjen aktuale në komunën e Shtimes, e cila konsiderohet e qetë.

Kryetari Ismajli ka falënderuar për bashkëpunimin dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e Komunës së Shtimes. “E falënderoj KFOR’in për angazhimin maksimal që është duke e bërë për garantimin e sigurisë së qytetarëve në Kosovë dhe veçanërisht në Komunën e Shtimes. Ne si Komunë kemi raporte shume të mira bashkëpunimi me të gjithë përfaqësuesit e KFOR-it, gjithnjë në të mirën e sigurisë së vendit tonë ”- ka thënë kryetari Ismajli.

Gjithashtu kryetari Ismajli, i ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahje komandantit të ri z. Perrone, njëkohësisht i uroi që shërbimi ushtarak në Kosovë të jetë mbreslënës, duke potencuar se qytetarët në Kosovë janë gjithmonë bashkëpunues në aspektin e sigurisë. Komandanti, kolonel Nikola Perrone, e ka falenderuar kryetarin Ismajli për pritjen dhe ka potencuar se misioni i KFOR-it është ruajtja dhe siguria e qytetarëve në bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit duke përfshirë edhe komunat, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës dhe FSK-në.