Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI PRITI NË TAKIM LAMTUMIRËS UDHËHEQËSIN E KFORIT TË LMT-SË BERKAY BOZKAYA

2018/11/14 - 3:27

Shtime më, 14 nëntor 2018 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, së bashku me nënkryetarin, z. Rrahman Jakupi pritën në takim lamtumirës komandantin Berkay Bozkaya, udhëheqës i KFOR-it të LMT-së i cili pas gjashtë muajve shërbim kthehet në shtetin e tij.
Kryetari Ismajli, falënderoi komandantin në largim, z. Bozkaya, për vizitën dhe për bashkëpunimin e mirë që ka pasur dhe i premtoi se bashkëpunimi i mirë që ka qenë deri me tani, do të vazhdohet edhe më tutje .
Nga ana e tij, z. Berkay Bozkaya falënderoi kryetarin për bashkëpunimin e institucioneve komunale dhe qytetarëve të treguar në vazhdimësi dhe për premtimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit më tutje.
Në fund të takimit komandantit të KFOR-it Bozkaya, në shenjë respekti, kryetari Ismajli i ndau mirënjohje me stemën e Komunës së Shtimes.