Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI PRITI NË TAKIM MINISTRËN ALBENA RESHITAJ DHE DELEGACIONIN E LARTË TË BANKËS BOTËRORE NGA UASHINGTONI

2018/07/12 - 12:53

Shtime, 12 korrik 2018 – Kryetari ë Komunës, z.Naim Ismajli, ka pritur në takim Ministren e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , znj. Albena Reshitaj si dhe delegacionin e lartë të Bankës Botërore nga Uashingtoni, në Republikën e Kosovës , në pëbërje me: Drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Kosovës, z. Marco Mantovanelli, z. Ana Wellenstein (Drejtoreshë e Praktikës Globale Sociale, Urbane, Rurale), z. Jorge Munoz (Menaxher i Praktikës Globale Socialem Urbane, Rurale.

Kryetari Ismajli ka përshendetur dhe falënderuar ministren dhe delegacionin e Bankës Botërore duke përmendur se Banka Botërore ka bërë shumë investime në komunën tonë, sidomos në sketorin e kadastrit, të cilat janë: Renovimi, invertarizimi i zyreve kadastrale ( si dhe funksionimi i zyrës pritëse) dhe furnizimi me pajisje teknologjike, rinderitimi i kadastrit (7 zona kadastrale janë përfshirë në këtë projekt si dhe të gjitha shërbimet për qytetarët kanë qenë falas), kadastri i ndërtesave, përfshirja e gruas në shfrytëzimin e të drejtave pronësore (nga viti 2014 deri më tani komuna e Shtimes ka rreth 100 gra bashkëpronare apo pronare në pronat e paluajshme), futja e dokumenteve kadastrale që nga paslufta në sistemin elektronik (projekt në pritje). Kryetari Ismajli ka përmendur se komuna e Shtimes ka qenë pilot projekt për të gjitha këto investime të cilat kanë rezultuar me shumë sukses.
Gjithashtu, kryetari Ismajli, ka kërkuar mbështetje nga delegacioni i Bankës Botërore nga Uashingtoni në Republikën e Kosovës për rindërtimin e Kadastrit në zona të tjera dhe rregullimin e arkivës me standarde evropiane. “Ne, si Komunë, ju falënderojmë shumë për përkrahjen, angazhimin si dhe bashkëpunimin që kemi pasur, ne kemi vullnet, dëshirë për të punuar gjithmonë në interes të qytetarit ku është dhe obligimi ynë që të jemi në shërbim të qytetarëve”.

Drejtoresha Ana ka falënderuar kryetarin Ismajli për pritjen duke thënë se “Komuna e Shtimes është një shembull shumë i mirë dhe se ne ndihemi shumë mirë që sot gjindemi këtu. Gjithmonë do të ju përkrahim, gjithashtu faleminderit që na keni dhënë mundësinë që t’ju mbështesim juve si Komunë dhe pastaj qytetarët”.

Edhe ministrja Reshitaj ka falenderuar kryetarin duke thënë se suksesi i projektit në Shtime ka ndikuar që I njëjti projekt të implementohet edhe në komunat e tjera.

Ndërkaq, z. Jorge Munoz, ka thënë se nga komuna juaj kemi shembullin që praktikojmë në shtetet e tjera.

Më pas Delegacioni është shoqëruar në vizitë, në Zyrën e Kadastrit, ku edhe janë bërë investime me përkrahjen e Bankës Botëror