Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI VIZITOI NGA AFËR BANORËT E PREKUR NGA VËRSHIMET NË KOMUNËN E SHTIMES

2021/01/11 - 3:26

Shtime, 11 janar 2021 Pas situates së rënduar nga vërshimet dhe përmbytjet në komunën tonë, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli me bashkëpunëtorë nga orët e hershme të mëngjesit është marrë nga afër me situatën e krijuar.
Pas reshjeve të fundit në komunen e Shtimes janë rrezikuar nga vërshimet fshatrat Davidoc, Rashincë, Muzeqinë, Vojnoc, Godanc dhe Belinc si dhe një segment i rrugës Ahmet Shtimja është mbyllur nga shembja e dheut si dhe rruga Përparim Boshnjaku nga përmbytja e ujit. Ku pas intervenimeve të menjëhershme nga kompania e kontraktuar dhe kompanitë të cilat vullnetarisht kanë shprehë gatishmërinë për të ndihmuar për tejkalimin e kësaj gjendje, janë hapur këto dy segmente për kalim.
Kryetari Ismajli me këtë rast ka theksuar se komuna e Shtimes në të gjitha format po u del në ndihmë banorëve të qytetit dhe këtyre fshatrave. Sot në orët e mëngjesit kam ngritur Nivelin e Parë për Mobilizim dhe Gatishmëri Emergjent në nivel të Komunës. Dhe së bashku me Policinë e Kosovës, Njësitin e Zjarrëfikësve dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe kompaninë e kontraktuar, kemi dalur në terren për të menagjuar situaten qe t’ju dilet në ndihme banoreve të rrezikuar nga vershimet”, – ka thënë kryetari Ismajli.
Drejtoria e Sherbimeve Publike ka bërë të ditur se janë evakuar katër familje nga fshatrat Gjyrkovc dhe Rashincë të cilet janë strehuar tek të afermit e tyre me ndihmen e Njësitit të zjarrfikesve dhe emergjencave.
Situata paraqitet e rënduar por stabile dhe pas stabilizimit të gjendjes nga të reshurat e
shiut do të fillon edhe vlersimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në ekonomite familjare,
biznese, toka bujqesore si dhe infrastrukturën rrugore pasi që dëmet parashihen të jenë të
konsiderueshme.