Republika e Kosoves

Shtime

LARGOHET DEPONIA ILEGALE NË RRUGEN E TRANZITIT

2020/06/18 - 3:51

Shtime, 18 qershor 2020 – Komuna e Shtimes, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur sot një aksion për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën e tranzitit, Davidoc – Belinc.

Ky aksion i filluar simbolikisht për mirëmbajtjen e mjedisit, sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Hamëz Tërshani, do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Javët e kaluara kjo drejtori ka identifikuar disa deponi të mbeturinave të llojeve të ndryshme në disa lokalitete në komunën tonë.

Për aksionin e largimit të mbeturinave dhe pastrimit të këtyre hapësirave ku kanë qenë të krijuara këto deponi ilegale, kanë ndihmuar Kompania e pastrimit “ Pastërtia” .