Mbahet dëgjimi publik me subjektet politike për draft – buxhetin komunal 2023-2025
2022/09/19 - 7:34
Shtime, 16 shtator 2022 – Sot u mbajt dëgjimi i radhës lidhur me draft -buxhetin komunal 2023-2025, me subjektet politike në Shtime.
Kryetari i komunës, z.Qemajl Aliu, hapi diskutimin duke ritheksuar se buxheti i ri do të ketë në themel kërkesat e qytetarëve, pa dallime politike.
Në këtë dëgjim publik kryetari, drejtorët dhe zyrtari kryesor financiar iu përgjigjën pyetjeve dhe kërkesave të pjesëmarrësve që në fokus kishin investimet kapitale.
Kurse, zyrtari kryesor i Financave, Bujar Ferati, para tyre prezantoi draft buxhetin komunal 2023-2025, për secilën drejtori dhe kategori përkatëse.