Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET MBLEDHJA E DYTË E KUVENDIT TË KOMUNËS SË SHTIMES

2021/03/04 - 4:15

Shtime, 4 mars 2021 U mbajt Mbledhja e II e Kuvendit të Komunës së Shtimes për vitin 2021.
Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesja, Medina Brahaj.
Të pranishëm në mbledhje ishin edhe kryetari i Komunës, Naim Ismajli, drejtorë të Drejtorive Komunale, ZKF-ja, Kimete Ukaj etj. si dhe përfaqësues nga KFOR-i dhe YAHR në cilësinë e monitoruesve të Kuvendit.
Mbledhjen e hapi kryesuesja Brahaj dhe propozoi rendin e ditës për këtë mbledhje:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja më 28.01.2021,
2. Pyetje-Përgjigje,
3. Raport i Kryetarit mbi gjendjen ekonomiko-financiare të komunës së Shtimes për vitin 2020,
4. Pasqyrat vjetore financiare për vitin 2020,
5. Raport periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga zyra kombëtare e auditimit,
6. Propozim-Vendim për këmbim të pronës së paluajtshme komunale, sipas vendimit të Kuvendit Npi-01/272, të datës 24.11.2020,
7. Propozim-Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm të pronave të paluajtshme në Zonën Kadastrale – Reçak,
8. Propozim-Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm të pronave të paluajtshme në Zonën Kadastrale – Petrovë,
9. Propozim-Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm të pronave të paluajtshme në Zonën Kadastrale – Shtime,
10. Propozim-Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm të pronave të paluajtshme në Zonën Kadastrale – Petroviç (Lagja e Pajtimit),
11. Propozim – Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm N.K-1397/16, ZK-Shtime,
12. Shqyrtimi i Kërkesave.
Pas diskutimeve dhe propozimeve nga ana e këshilltarëve me shumicë të votave u larguan nga rendi i ditës, pikat nga 6 deri në 11.
Në këtë mbledhje Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli raportoi para kuvendit dhe qytetarëve për raportin mbi gjendjen ekonomiko-financiare të komunës së Shtimes për vitin 2020. Po ashtu edhe Zyra Kryesore Financiare, raportoi për Pasqyrat vjetore financiare për vitin 2020 si dhe Raportin periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga zyra kombëtare e auditimit.
Për më gjerësisht mund ta ndiqni Mbledhjen e II të Kuvendit të Komunës duke klikuar në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=Do_1eLIbUB4