Republika e Kosoves

Shtime

Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Shtimes

2023/03/16 - 9:28

Shtime, 15 mars 2023 – Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, sot është mbajtur seanca rregullt me këtë rend të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrat-Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 27 janar 2023;
2. Pyetje-përgjigje;
3. Draft-Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2023 (pas diskutimit publik);
4. Raport Periodik për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2021;
5. Raport financiar për vitin 2022 (Pasqyrat financiare);
6. Draft-Rregullore për Punën e Kuvendit dhe Komiteteve;
7. Draft-Plani Komunal për menaxhimin e mbeturinave 2023-2027 (Pas diskutimit publik);
8. Draft-Strategjia dhe Plani i Veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje 2023-2025;
9. Draft-Plani Komunal për Integritet 2023-2027;
10. Propozim-Vendimi për ndarjen e lokacionit për objektin e ngushëllimeve të lagjes Sahiti dhe Musolli në fshatin Pjetërshticë;
11. Informatë e përgjithshme nga Drejtoria për Administratë të Përgjithshme;
12. Informatë nga DKA për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë shkollor 2023/2024 dhe
13. Rekomandim për Ministrinë e Financave për faljen e 100 € për tatim-paguesit e komunës së Shtimes, për vitin 2023.