Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET MBLEDHJA E II-të E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA

2021/03/01 - 2:34

Shtime, 1 mars 2021 – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur takimin e dytë të radhës, të udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Shtimes, Medina Brahaj, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Naim Ismajli. Me këtë rast, KPF në përbërje: Medina Brahaj, kryesuese, Përparim Ramusa (PDK), Arbresha Syla (PDK), Adelina Beqaj (PDK), Naim Zejna-online (LDK), Zarife Rexhaj (LDK) dhe Ruzhdi Jashari (LVV), kanë shqyrtuar pikat e rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i ekstrakt-procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 20. 11. 2020 dhe 25. 1. 2021;
2. Raport i Kryetarit mbi gjendjen ekonomike-financiare të komunës së Shtimes për vitin 2020;
3. Pasqyrat vjetore financiare për vitin 2020,
4. Raport periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga zyra kombëtare e auditimit;
5. Propozim – Vendim për këmbim të pronës së palujtshme komunale, sipas vendimit të Kuvendit Npi-01/272, të datës 24. 11. 2020;
6. Propozim – Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm të pronave të paluajtshme në Zonën Kadastrale – Reçak;
7. Propozim – Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm të pronave të paluajtshme në Zonën Kadastrale – Petrovë;
8. Propozim – Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm të pronave të paluajtshme në Zonën Kadastrale – Shtime;
9. Propozim-Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm të pronave të paluajtshme në Zonën Kadastrale – Petroviq (Lagje e Pajtimit);
10. Propozim – Vendim për shpallje me interes të përgjithshëm N.K-1397/16, ZK Shtime dhe
11. Shqyrtimi i Kërkesave.