Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET MBLEDHJA E III- E RREGULLT E KPF-së PËR VITIN 2019

2019/03/26 - 3:58

MBAHET MBLEDHJA E III- E RREGULLT E KPF-së PËR VITIN 2019

Shtime më, 26.03.2019 – Është mbajtur mbledhja -III- e radhës e Komitetit për Politikë e Financa në Komunën e Shtimes.

Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Rrahman Jakupi, përfaqësues nga KFOR-i, OSBE-ja dhe OJQ Vizionida.

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesja znjsh. Medina Brahaj.
Në mbledhjen e sotme anëtarët e KPF-së kanë diskutuar për : Propozim-Vendimin për ndarjen e të hyrave të bartura nga viti 2017 dhe 2018 në vitin 2019, ku për këtë ishte i pranishëm zyrtari Kryesor Financiar, z. Jetush Rrafshi.
U diskutua gjithashtu edhe për pikën, Draft-Rregulloren për Varreza, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe për Draft-Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Shtimes, ku një sqarim e dha edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Halil Halili.
Pika e paraparë për këtë rend dite: Shqyrtimi i Draft-Rregullores së Punës së Kuvendit, është shtyrë për mbledhjen e ardhshme.