Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET MBLEDHJA E PARË E KOMITETIT PËR KOMUNITETE PËR VITIN 2019

2019/01/30 - 3:49

MBAHET MBLEDHJA E PARË E KOMITETIT PËR KOMUNITETE PËR VITIN 2019

Shtime më, 30.01.2019 – U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete të cilën e udhëhoqi kryesuesi, z. Rrahman Kadrija. Të pranishëm në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komitetit ishin edhe përfaqësues nga OSBE-ja, KFOR-i si dhe zyrtarë nga Komuna.

Në këtë mbledhje u diskutua Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja e fundit, pastaj diskutuan edhe për caktimin e orarit të mbledhjeve të KPK-së për vitin 2019.

Pikë tjetër në këtë mbledhje ishte Raporti i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2018.

U diskutua gjithashtu edhe për organizimin e aktiviteteve për 15 Shkurtin, dita e flamurit të Komunitetit Ashkali si dhe znj. Elfete Shabani, nga zyra për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Shtimes dha një informatë nga ZKKK-ë për aktivitetet mujore.