Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET MBLEDHJA E PARË E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA PËR VITON 2019

2019/01/28 - 11:22

MBAHET MBLEDHJA E PARË E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA PËR KËTË VIT

Shtime më, 28.01.2019 – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Shtimes, znjsh. Medina Brahaj së bashku me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), gjatë ditës kanë mbajtur mbledhjen e I të KPF për vitin 2019.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Rrahman Jakupi, drejtori i DZHE, z. Fitim Hoxha drejtoresha e DPUKGJ, znjsh. Shqipe Rexhaj, zyrtarë e përfaqësues nga OSBE-ja dhe OJQ vendore.

Në këtë mbledhje u diskutuan çështje më rëndësi që parashihet të bëjë Kuvendi i Komunës gjatë mbledhjes së parë e cila do të mbahet me datë 31 janar. U diskutua për planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2019, por edhe orarin e mbledhjeve të Kuvendit.

Ndërkaq, këshilltarët e KPF-së diskutuan për Propozim-Vendimin për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 99 vite, N.K. 333/2 me sipërfaqe 11290m2, dhe pjesë të N.K 333/3 me sipërfaqe 2170m2, në Z.K.-Davidovc, për të cilën pikë Komiteti me shumicë votash i rekomandon Kuvendit për miratim, po ashtu edhe për pikën e radhës Propozim-Vendimin për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër për 15 vite, pjesë të N.K. 267-0 me sipërfaqe prej 849m2, në Z.K.- Godanc i poshtëm, për të cilin anëtarët e Komitetit i rekomandojnë Kuvendit për miratim.

Dhe si pikë e fundit e rendit të ditës ishte: Rishqyrtim i Vendimit të Kuvendit të Komunës së Shtimes Nr.01/320 dt.30.11.2018 sipas kërkesës së MAPL-së Nr.020-1428/3 të datës 26.12.2018.