Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET MBLEDHJA E PARË E KUVENDIT TË KOMUNËS SË SHTIMES

2019/01/31 - 4:19

MBAHET MBLEDHJA E PARË E KUVENDIT TË KOMUNËS SË SHTIMES

Shtime, 31 janar 2019 – Kuvendi i Komunës së Shtimes, ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, znjsh. Medina Brahaj, ku i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli, gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga KFOR-i, OSBE-ja, OJQ-të monitoruese YAHR, Polis dhe Vizionida, si dhe televizioni lokal Spin Tv.

Fillimisht, znjsh. Brahaj i njoftoi këshilltarët Komunal me pikat e rendit të ditës dhe para diskutimit të tyre, në shenjë nderimi kuvendi mbajti një minut heshtje me rastin tragjik të humbjes së të riut Lirim Hysenaj.

Më tej unanimisht u aprovua rendi i ditës me disa pika shtesë. Mbledhja vazhdoi me pikën e parë të rendit të ditës, e cila ishte
Shqyrtimi i ekstrakt procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 19.12.2018.

Pika e dytë e rendit të ditës, Pyetje dhe Përgjigjje! Në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës kishte pyetje të ndryshme nga këshilltarët e Kuvendit, ku përgjigjet do t’i marrin në mënyrë elektronike.

Pikë tjetër në këtë mbledhje Propozim-Vendim për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 99 vite, N.K. 333/2 me sipërfaqe 11290m2, dhe pjesë të N.K 333/3 me sipërfaqe 2170m2, në Z.K.-Davidovc. Ku këshilltarët me shumicë të votave kanë miratuar këtë Propozim – Vendim.

Diskutime gjithashtu kishte edhe te pika e radhës; Propozim-Vendim për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër për 15 vite, pjesë të N.K. 267-0 me sipërfaqe prej 849m2, në Z.K.- Godanc i Poshtëm, ku me propozim të anëtarëve të Kuvendit,

Me radhë ishte pika për Rishqyrtim i Vendimit të Kuvendit të Komunës së Shtimes Nr.01/320 dt.30.11.2018 sipas kërkesës së MAPL-së Nr.020-1428/3 të datës 26.12.2018.

Si dhe krejt në fund ishte pika shtesë e rendit të ditës; Propozim-Vendim e shpalljes me interes të përgjithshëm të N.K – P-00635-1 dhe N.K – P-00635-2.