Republika e Kosoves

Shtime

Mbahet mbledhja e -VI- e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/09/23 - 10:00

Shtime, 23 shtator 2022 – Sot, në ora 09:00, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishmit u njoftuan nga zyrtari kryesor financiar, z.Bujar Ferati, për Raportin Periodik për zbatimin e rekomandimeve nga Zyra Kryesore e Financave.

Rendi i ditës i kësaj mbledhje ishte:

1.Shqyrtimi i Ekstrakt-Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 29.08.2022,

  1. Raporti Periodik për zbatimin e rekomandimeve nga ZKF,
  2. Prezantimi i Planit Buxhetor Komunal për periudhën 2023-2025, ( pas diskutimit publik)
  3. Propozim – Vendim për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Npi-01/60 për zgjedhjen e KKSB-së.

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, në pikën e tretë të mbledhjes, i rekomanduan Kuvendit Komunal miratimin e Planit Buxhetor Komunal për periudhën 2023-2025.

Po ashtu, KPF i rekomandoi Kuvendit Komunal miratimin e vendimit për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Npi-01/60 për zgjedhjen e KKSB-së.