Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET MBLEDHJA E VII-të E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA

2020/08/27 - 12:47

Shtime, 27 gusht 2020 – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur takimin e shtatë të radhës, të udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Shtimes, Medina Brahaj. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës, Rrahman Jakupi. Me këtë rast, KPF në përbërje: Medina Brahaj, kryesuese, Përparim Ramusa (PDK), Arbresha Syla (PDK), Adelina Beqaj (PDK), Naim Zejna (LDK), Zarife Rexhaj (LDK) dhe Ruzhdi Jashari (LVV), kanë shqyrtuar veç e veç pikat e rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbaleve të KPF-së më: 8. 5. 2020, 3. 6. 2020, 9. 6. 2020 dhe 29. 6. 2020;
2. Shqyrtimi i Raportit Buxhetor për periudhën Janar – Qershor 2020;
3. Draft-Rregullore Komunale për Mbrojtjen e Fëmijëve (pas diskutimit publik);
4. Shqyrtimi i Kërkesave.
Sipas rendit të ditës ishte planifikuar të diskutohet edhe për Draft-Buxhetin për periudhën 2021 – 2023, mirëpo me rekomandim të Ministrisë së Financave është tërhequr kjo pikë e rendit të ditës për kohë të pacaktuar.