Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET TAKIMI I KËSHILLIT ORGANIZATIV PËR SHËNIMIN E 26 KORRIKUT

2022/07/20 - 1:14

MBAHET TAKIMI I KËSHILLIT ORGANIZATIV PËR SHËNIMIN E 26 KORRIKUT
Shtime, 19 korrik 2022 – Këshilli Organizativ në kuadër të Komunës së Shtimes, sot ka mbajtur mbledhjen e dytë të radhës, me rastin e përgatitjeve për shënimin e 26 Korrikut – Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes. Prezent në këtë takim ishte edhe Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu si dhe anëtarët e këtij këshilli, të përbërë nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë e zyrtarë komunalë.
Diskutimi u zhvillua rreth organizimit dhe aktiviteteve që parashihen të mbahen në kuadër të kësaj date, me qëllim që kjo datë të shënohet dinjitetshëm dhe në respekt të plotë për dëshmorët e rënë.
Nga të pranishmit u konkludua rëndësia e veçantë që paraqet kjo datë historike për Komunën e Shtimes, pasi nderohen dhe përkujtohen gjithë dëshmorët që u sakrifikuan për çlirimin e vendit.
Këshilli Organizativ do ta përgatis agjenden përfundimtare e cila do të publikohet me kohë për të njoftuar qytetarët rreth aktiviteteve që parashihen të mbahen.