Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET TAKIMI I PARË ME GRUPIN PUNUES PËR HARTIMIN E DY PLANEVE HAPËSINORE

2018/11/12 - 10:45

Shtime më, 12 nëntor 2018 – Sot në Komunën e Shtimes është mbajtur takimi i parë me grupin punues dhe kompaninë fituese.

Komuna e Shtimes ka filluar me projektin për hartimin e dy planeve hapësinore Hartat Zonale Komunale dhe Planin Zhvillimor Komunal sipas Ligjit për Planifikim Hapesinor Nr.4/L-174.

Gjatë procesit të hartimit të këtyre dy planeve do të mbahen edhe 3 debate publike. Në të cilat edhe qytetarët mund të japin kontributin e tyre.