Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET TRAJNIMI I FERMERËVE KULTIVUES TË BLETËVE

2018/07/18 - 1:24

Shtime, 18 korrik 2018 – Në kuvendin e komunës së Shtimes është mbajtur trajnimi i bletarëv. Në këtë trajnimi morën pjesë fermerët kultivues të bletëve.

Ky trajnim ishte i organizuar nga MBPZHR në bashkëpunim me Qendrë Informative të bujqësisë në Shtime, i cili ishte i mbështetur nga projekti, Zhvillimi i Zonave Rurale pёrmes Avancimit tё Shёrbimeve Kёshillimore”, Implementuar nga ESG.

Tema kryesore e këtij trajnimi ishte “Përgatitja e bletëve për dimërin”. Gjatë këtij trajnimi nga të pranishmit u tregua përkushtim dhe interesim për këtë temë, ku dëgjuan nga njohës të kësaj fushe për më të rejat në fushën e bletarisë, ku më pastaj patën rastin të pyesin e të debatojnë.

Trajnimin e fermerëve kultivues të bletëve e ka mbajtur z. Zymber Bajraktari.