Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET TRAJNIMI NJËDITOR RRETH INFORMIMIT PËR GRANDET NGA MZHR-ja

2019/01/28 - 2:22

MBAHET TRAJNIMI NJËDITOR RRETH INFORMIMIT PËR GRANDET NGA MZHR-ja

Shtime më, 28.01.2019 – Sot, në Komunën e Shtimes me inicimin e Kryetarit të Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, është mbajtur trajnimi informues rreth grandeve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, të cilën e udhëhoqën krye-shefja ekzekutive e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal, Mrika Macula dhe menaxherja e projektit nga MZHR-ja Mimoza Tafarshiku.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Shtimes, z. Fitim Hoxha ka thënë se së bashku me AZHR në Qendër kemi organizuar këtë sesion trajnues dhe informues për të aplikuarit potencial, në mënyrë që ata ta kenë me të lehtë përpilimin e planit të biznesit dhe aplikimin në ministri.
Drejtori Hoxha ka potencuar se: “ Synimi i përgjithshëm i këtij trajnimi me karakter informues është propozim i yni dhe i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe ne si Komunë jemi zotuar për përkrahjen e bizneseve në të gjithë komunën tonë, të cilëve ju urojmë suksese në zvogëlimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës”.