Republika e Kosoves

Shtime

MBRËMË U SHFAQ KOMEDIA “KËRKOHET BASHKËSHORT I RI”

2023/03/23 - 9:04

Shtime, 16 mars 2023 – Komedia “Kërkohet bashkëshort i ri”, me regji të Gëzim Hasanit dhe autor Miro Gavranit, mbrëmë u shfaq para publikut shtimjanë, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Shfaqja ishte përgatitur jashtëzakonisht mirë nga aktorët: Brahim Basha, Arbnorë Nuha dhe Butrint Lumi. Publiku është ndar mjaftë i kënaqur me këtë prezantim të kësaj komedie mbresëlënëse dhe për këtë drejoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Albana Fazliu tha se gjatë këtij viti do të kemi edhe shfaqje tjera për ta pasuruar jetën kulturore në qytetin tonë.