Republika e Kosoves

Shtime

ME RASTIN E DITËS SË VETERANËVE TË UÇK-SË, KRYETARI QEMAJL ALIU, VIZITOI SHOQATAT E DALA NGA LUFTA E UÇK-së NË SHTIME

2021/12/30 - 11:29

Shtime, 30 dhjetor 2021 – Me rastin e 30 Dhjetorit, Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu së bashku me shefen e Kabinetit, Anita Krasniqi dhe zyrtarin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, Isak Asllani kanë vizituar Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së në Shtime, ku janë takuar me kryetraren e OVL të UÇK-së, Demrije Salihaj, kryetarin e SHIL të UÇK-së, Ibrahim Bunjaku dhe zyrtarë tjerë të shoqatave. Kryetari Aliu, i ka uruar me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së.
Me këtë rast, kryetari Qenajl Aliu dhe kryetarja e OVL të UÇK-së në Shtime, Demrije Salihaj, e kanë vlerësuar lartë sakrificën e dëshmorëve të kombit dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë pa dallim, në luftën për çlirimin e vendit, si dhe i kanë uruar të gjithë veteranët, me rastin e 30 Dhjetorit – Ditës së Veteranëve të UÇK-së.