Republika e Kosoves

Shtime

MINISTRI LIBURN ALIU VIZITON KOMUNËN E SHTIMES

2022/07/14 - 1:09

MINISTRI LIBURN ALIU VIZITON KOMUNËN E SHTIMES
Shtime, 13 korrik 2022 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu me bashkëpunëtorë, sot ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu
Në këtë takim pune u diskutua për shumë projekte të përbashkëta infrastrukturore që parashihen të realizohen në Komunën e Shtimes. Minstri Aliu dhe kryetari Aliu, mes të tjerash zhvilluan diskutime për rregullimin e rrugës së tranzitit, si investim shumë i nevojshëm, për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ndodhet aktualisht.
Gjithashtu, u fol për vazhdimin e rregullimit të rrugës Shtime – Lipjan, që u vlerësua se do ta lehtësonte qarkullimin e përditshëm për shkak të frekuentimit të shpeshtë.
Gjatë takimit, u potencua po ashtu që fillimisht duhet të bëhet një plan fizibiliteti për krijimin e një dige (ujëmbledhës), ku në bazë të rezultatit të këtij plani të vendoset për mundësinë e ndërtimit.
Investimi rrugor në fshatrat malore me qëllim të lehtësimit të zhvillimit të turizmit dhe agroniznesit, nga dy palët u konkludua që paraqet rendësi të veçantë për pozitën gjeografike të komunës sonë. Mes të tjerash, u përmend edhe nevoja e kahmotshme e rehabilitimit të shtratit të Lumit “Shtimjana” si dhe rregullimin e bulevardit në Shtime.
Ministri dhe Kryetari pas takimit, realizuan bashkarisht edhe një vizitë në teren, për të parë nga afër gjendjen në disa lokacione që parashihet të ketë investime infrastrukturore.